Angelina Jolie kapet mat me këngëtarin The Weeknd

Dyshimet për një romancë mes Angelina Jolie dhe The Weeknd janë shtuar. Aktorja e famshme është fotografuar në një restorant bashkë me yllin e muzikës në Santa Monica në një restorant italian.

Nëna e gjashtë fëmijëve dhe 31-vjeçari kanadez kaluan dy orë e gjysmë brenda një pjese private të restorantit luksoz. Ndërsa 46-vjeçarja Jolie u sigurua të mbërrinte në restorant veçmas nga këngëtari, ajo nuk e kishte problem të dilte me të.

Kjo nuk është hera e parë që dyshja e famshme janë parë bashkë. Më 10 Korrik, Jolie dhe The Weeknd u fotografuan të dy duke ndjekur të njëjtin koncert privat në Los Angeles. Kujtojmë që aktorja u divorcua nga Brad Pitt në 2016 dhe që prej atëherë s’ka pasur ndonjë lidhje me ndonjë mashkull. Të paktën publikisht.