Aktorja e famshme Angelina Jolie ka zgjedhur të guxojë pas një heshtjeje të gjatë në ekran dhe është zhveshur tërësisht nudo për një xhirim të guximshëm me revistën “Harpers Bazaar”.
Revista prestigjoze shkruan se :“Nuk është më trupi i një 20-vjeçareje, por është trup më i pjekur, krenar dhe sensual i një gruaje që në moshën 44-vjeçare përjetoi beteja fizike dhe emocionale, duke përfshirë këtu edhe divorcin nga Brad Pitt. Angelina Jolie së fundmi ka ardhur me disa foto nudo.
Ajo është zhveshur në kopertinën e “Harper’s Bazaar”. E mbuluar vetëm nga një vello transparente, e cila nxjerr në pah format e saj, aktorja ka zbuluar veten për atë që është, brenda dhe jashtë.
Në numrin e fundit të vitit 2019, revista e famshme e modës i ka kushtuar Angelina Jolies hapsirën e mjaftueshme për të treguar për veten e saj dhe të tregojë për gjashtë fëmijët, ish-burrin, angazhimin 10-vjeçar për të drejtat e grave dhe edukimin e grave dhe dëshirën për t’u larguar Shtetet e Bashkuara për të kaluar ndoshta në Afrikë.
Angelina Jolie sot në moshën 44-vjeçare na thotë të gjithëve: “Mos harroni të jeni vetëvetja, pavarësisht se çfarë mund të pengojë aftësinë tuaj për të qenë i lirë”.
Jolie ka folur për jetën e saj pas divorcit, për fëmijët dhe angazhimet e saj.
“Do të doja që fëmijët e mi të rriten në botë. Do të më pëlqente të jetoja jashtë dhe do ta bëj këtë sapo ata të mbushin 18 vjec. Tani duhet të qëndroj atje ku babai i fëmijëve zgjedh të jetojë”. Përsa i përket ndarjes nga Brad Pitt ajo ka thënë: “Ajo pjesë e jona, që është e lirë, e egër, e hapur, kurioze mund të mbyllet nga jeta, nga dhimbja apo nga e keqja”, rrëfen ajo. apel.media