Angela Martini në një histori dashurie me Kanye West/ Sot ai është burri Kardashian

Modelja Angela Martini, vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në shtypin rozë.

Martini  në vitin 2011 është përfolur për një lidhje të mundshme me reperin Kanye West, i cili sot është bashkëshorti i superyllit Kim Kardashian.

Por mbrëmë në emisionin ‘Soirée’ me Jonida Shehun në Top Channel Anglea e ka konfirmuar hapur  romancën e tyre.

“Meqë ti nuk e ke problem t’i thuash që ke pasur, ke patur diçka me Kanye West?”, e ka pyetur moderatorja Jonida Shehu. “Po. A të thash që nuk e kam problem me të thënë?”, ka thënë Angela Martini duke qeshur.

Më tej, modelja atraktive ka treguar se në fillim e ka mohuar për shkak se nuk i pëlqen zhurmat e kësaj natyre.

Angela  prej më shumë se dy vitesh është e martuar me miliarderin rumun, Dragos Savulescu, ceremonia e të cilëve ishte zhvilluar në Las Vegas./apel.media