Anëtarësimi në BE/ Varhelyi takon ministrin Hasani: Synojmë që deri në fund të vitit të hapim kapitullin e parë për negociatat e…!

Komisioneri i Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi është takuar sot me Igli Hasanin, ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme. Nëpërmjet një postimi në platformën ‘X’, Var...
Anëtarësimi në BE/ Varhelyi takon ministrin Hasani: Synojmë që deri në fund të vitit të hapim kapitullin e parë për negociatat e…!
Foto: Anëtarësimi në BE/ Varhelyi takon ministrin Hasani: Synojmë që deri në fund të vitit të hapim kapitullin e parë për negociatat e…!

Komisioneri i Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi është takuar sot me Igli Hasanin, ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Nëpërmjet një postimi në platformën ‘X’, Varhelyi shkruan se Shqipëria ka vazhduar të bëjë progres në reformat drejt integrimit në BE. Ai shtoi se synimi është që deri në fund të këtij viti, BE të hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë për kapitullin e parë.

“Shqipëria, si një vend negociues, ka vazhduar të bëjë progres në reformat në lidhje me BE-në. Takova ministrin Igli Hasani në margjinat e takimit të Ministrave të BE dhe Ballkanit Perëndimor për të diskutuar hapat e ardhshëm. Synimi ynë është që deri në fund të këtij viti të hapim negociatat e anëtarësimit për Klasterin e Parë”- shkruan Varhelyi.

Hasani ndodhet në Bruksel në kuadër të takimit me ministrat e Jashtëm të BE, ku njoftoi edhe takimin me homologun spanjoll Manuel Albares.