Everton, Ancelotti kërkon James Rodriguez

Siç dihet, James Rodriguez po kalon një periudhë të vështirë tek skuadra e Real Madrid. Lojtari është aktivizuar në vetëm 9 ndeshje këtë sezon duket arritur të shënojë jo më shumë se 1 gol.

Aktualisht lojtari nuk po aktivizohet pas një dëmtimi që ka marrë në gju dhe tani ai është në periudhë ri-aftësimi.

Lojtari ka mundësi mos të aktivizohet më në radhët e madrilenëve. Reali mund të heqë dorë nga lojtari për një shumë rreth 75 mln €. Mundësitë janë që lojtari të transferohet në Premier League.

Sipas Don Balon, skuadra e Everton është e gatshme të paguajë klauzolën e lojtarit. Gjithashtu dhe trajneri Carlo Ancelotti do ta donte në skuadrën kolumbianin, pasi ai e ka stërvitur dhe më parë atë, në periudhën kur drejtonte Real Madrid dhe Bayern Munich. /apel.media