Analizë nga Bledi Dika/ Oligopolet e bitcoinit, TMSC dhe Teknologjia Kuantike midis gjeopolitikës dhe luftës për dominim

Problematikat me bitcoin qëndrojnë pikërisht tek fakti që përkundër propagandimit si një monedhë e decentralizuar, ajo është aktualisht e centralizuar. Si?
Gati 75% e fuqisë së kalkolimit qëndron në duart e 6 grupeve të fuqishme minatorësh. Ose më saktë në duart e 6 pool-ve. Nëse ata fikin makineritë bëhet më e thjeshtë të prodhosh bitcoin. Nëse ata ndezin makineritë në maksimum bëhet e pamundur që minator autonom apo të rinj të mbyllin ndonjë bllok e kështu të shpërblehen. Në këtë mënyrë zvogëlohet decentralizimi dhe prodhimi në fakt kthehet në oligopol. Ashtu sikurse ka ndodhur tashmë.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm për tu patur parasysh është fakti që pothuajse pjesa dominante e fuqisë kalkoluese për prodhimin e bitcoinit bëhet nga kompjutera te fuqishëm të prodhuar apostafat për këtë detyrë, të cilët quhen asic dhe prodhohen në pjesën më të madhe nga një kompani Kineze që quhet Bitmain. Kompania në këtë kuptim kontrollon në mënyrë indirekte prodhimin. Si?
Zakonisht kompjuterat që nxjerr në treg e kanë kohën e rikthimit të investimit (ROI) nga 9 muaj në 12 muaj, më pas fillojnë fitimet. Nëse kompania Bitmain pas 12 muajsh nxjerr një produkt të ri, pra asic më të fuqishëm, kompjuterat paraardhës bëhen deri diku obsoletë.
Bitmain prej shumë vitesh nuk shet më asic për individ por vetëm për kompani të mëdha. Ato pak asic që i rezervohen individëve shiten që në ditën e parë që hapet prenotimi.

Duke pare faktin qe kompania Bitmain vepron pothuajse në kushte dominante për sa i përket furnizimit me superkompjutera (asic), nuk do të vononin as ndërhyrjet e Kinës dhe USA për kontrollin e saj. Kështu kompania është në luftë legale midis bashkëthemeluesve Micree Zhan i cili operon në Kinë dhe kërkon të marrë kontrollin e kompanisë dhe Jihan Wu që është përfaqësuesi ligjor që operon në Hong Kong.
Me të vertetë lufta është edhe më e thellë se kaq. Bitmain është vetëm maja e ajsbergut dhe bitcoin është një instrument për zhvendosjen e know how. Për të prodhuar kompjuterat (asic) Bitmain furnizohet me chipa nga gjigandi botëror i Tajvanit TMSC.
Kështu Kina nëpërmjet Micree Zhan të Bitmainit ka filluar të mikloj ekspertët tajvanezë që të operojnë në Kinë duke ofruar rroga marramendese dhe pagesa në bitcoin. Usa nga ana tjeter duke pare rreziqet kineze ka negociuar me TMSC që të zhvendose prodhimin e chipave në tokën amerikanë. Nuk bëhet fjalë vetëm për një plan ekspansioni të TMSC, por për të evituar marrjen e saj nga nje pushtim eventual te Tajvanit nga Kina.

TMSC është prodhuesi më i madh i chipave në botë. Furnizues i Apple, AMD, NVidia, i chipave për armët ushtarake etj. TMSC është furnizuesi kryesor me chipa i kompanive qe prodhojne Asic, dhe modelet e reja me te avancuara te ketyre makinerive varen në analize te fundit pikerisht nga TMSC dhe progresi teknologjik i Chipave. Se fundmi kompania ka ndermarrë projekte per ndertimin e chipave quantik, pas zhvillimit te kompjuterave te ngjashem nga IBM. Këto kompjutera nuk jane me fantashkencë por realiteti qe na pret në dy dekadat e ardhshme. Sipas një studimi të Universitetit Sussex, një kompjuter kuantik super i fuqishem do ti mjaftonin vetëm 10 minuta qe të rrezonte bitcoin ose ta merrte atë ne kontroll. Për momenti këto kompjutera janë ende në fazën e parë te zhvillimit dhe arrijnë një forcë deri në 1000qubits.

TMSC gjithashtu ka qenë furnizues i Huaweit, chipat e së cilit janë ripërdorur për komandimin e rraketateve hipersonike kineze. Ndaj këtij fakti pati një luftë të ashpër të presidentit Trump i cili ndaloi që Kompania Huaëei të përdorte teknologji amerikane duke forcuar gjiithashtu TMSC që të mos furnizonte më Huawein.

TMSC si lider botëror në prodhimin e chipave, ka një know how të pakrahasueshëm në këtë drejtim me ekspertet më të mirë botëror që punojnë në këtë kompani. TMSC fornizon më chipa me shume se 50% të kërkesës botërore. Ndërsa me chipa nga 10 nanometër e posht TMSC fornizon rreth 84% të kërkesës botërore. Kur flasim për chipa 10nanometër e posht duhet të kemi parsysh që këto çipa janë në zemër të çdo pajisje dhe arme të avancuar në planet. Prandaj TMSC përbën një pikë qendrore të betejës për epërsi teknologjike midis SHBA-së dhe Kinës. Nëse kina do të pushtonte Tajvanin dhe do të ndërpriste furnizimin me chipa, do të realizonte një nga krizat ekonomike më të mëdha që kemi degjuar ndonjeherë. Jo më kot ekonomistë kinez janë shprehur për pushtimin e Tajvanit dhe marrjen e TMSC nëse perëndimi ripërsërit ndaj Kinës të njejtat sanksione si ndaj Rusisë meqenëse Kina nuk shihet të dënoj agresionin ndaj Ukrainës, por përkundrazi ka thelluar bashkëpunimin me Rusinë.

Pra lufta ekonomike që është në akt, midis perendimit dhe Brics ose akoma më saktë midis USA dhe Kinës nuk mund të anashkaloj atë teknologjike dhe Tajvani me TMSC ndodhet në qendër të kësaj përplasje. Realiteti i teknologjise kuantike ështe e ardhmja e sigurt që na pret. Të gjitha vendet janë pajtuar me këtë realitet teknologjik, lufta është kush do të dominoj dekadat e ardhshme.