ANALIZË/ Mos ndoshta “Open Balkans” është një manovër teatrale e rrezikshme

Nga Isak Bilalli Ate bote u quajt vizite historike kur gati pas 70 vjetesh kryeministri Edi Rama vizitoi per here te pare Beogradin, vizite e cila ne memorien e shqiptareve eshte regjistruar si vizita...
ANALIZË/ Mos ndoshta “Open Balkans” është një manovër teatrale e rrezikshme
Foto: ANALIZË/ Mos ndoshta “Open Balkans” është një manovër teatrale e rrezikshme

Nga Isak Bilalli

Ate bote u quajt vizite historike kur gati pas 70 vjetesh kryeministri Edi Rama vizitoi per here te pare Beogradin, vizite e cila ne memorien e shqiptareve eshte regjistruar si vizita ku Kryeminsitri i Shqiperise ne prezence te mediave deklaroi qe Kosova eshte e pavarur. Normalisht qe nje pjese e miletit, e kapluar nga atdhedashuria ne Kosove e priti me ovacione guximin qe nje shqiptar ua thot troc serbeve nje te vertete me te cilen ata duhen te perballen por nuk vonuan shume dhe raguan elitat, politikberesit, opinionistet e te tjere, per kete deklarate thane se nuk eshte shpikje e ujit te ngrohte sic pretendoi ta shiste autori.

E gjitha me pas u pa se ishte nje mashtrim i madh nga ana e tij e cila ishte e orkestruar se bashku me partneret Serb per te iu hedhur pluhur ne sy shqiptareve duke sperkatur pak nacionalizem dhe patriotizem artificial ne mes te Beogradit. Te gjithe e dime qe pushtetmbajtesit Serb ne vend se ta percillnin ne aeroport si non grata per shkak se shkeli preambulen e kushtetutes se Serbise ne te cilen akoma figuron Kosova pjese e Serbise ata e perqafuan, filluan me batuta basketbolli ja moren vallen dhe u dehen me kenget e trimerive te Shumadise.

Me pak fjale ishte kjo manovra teatrale e vitit 2014 ne Beograd, ne te cilin teater absurd gjithcka ishte orkestruar te ndodhte per te vazhduar tutje me manovrat e radhes qe do te pasonin ne vitet ne vazhdim, dhe normalisht qe per te ardhur deri te skenari konkret i “Ballkanit te Hapur” u desht nje hark kohor i caktuar per ta formesuar kete projekt ne formen e perkryer qe eshte sot.
Ne konferencen e perbashket me homlogun Kurti ne konakun e vellait te vogel sic e quan ai, erdhi e na dha lajmin e prere qe tashme eshte me i bindur qe *(citat) “Jam edhe me i bindur që Ballkani i Hapur eshte rruga jone, rruga jone e perbashket për të miren tone te perbashket”, projekti i tij duhet medoemos te perqafohet nga Kosovaret edhe pse kundershtite egzistojne.

Si specialist i manipulimit te opinionin nuk munguan batudat e atyperatyshme me vellain i madh per vellain e vogel por me e rendesishmja eshte se nuk mungoi as sentenca e vitit 2014 duke permendur faktin se Kosova eshte e pavarur ne perpjekja e tij per te hedhur pak ereza nacionalizmi e patriotizmi fjalimit te tij dhe fatmiresisht nuk harroi te shtoj se eshte e pashmangshme dita kur Serbia do ta njoh Kosoven, dite ne te cilen do te ishte i “lumtur”.

Do te duhej te ishte e kristalte dhe me se e kthjellet ne koken e nje Kryeministri te Shqiperise qe e gjithe beteja sotme e Kosoves eshte per te fituar njohjen nga shteti fqinj nga i cili eshte diskriminuar vrare e masakruar, me qellim te arritjes se nje paqe te qendrueshme, dhe per kete objektiv jo vetem Kosova por e gjithe bashkesia nderkombetare tash e njezet vjet punon nate e dite per ta arritur kete objektiv.

Rama duhet ta kuptoje qe nuk eshte duke e zbuluar Ameriken.

Shume mire beri qe na deftoi se cila eshte rruga e duhur per te miren tone te perbashket por harroi qe as nuk ka tagrin dhe as nuk eshte faktor qe determinon se cila eshte rruga e drejte e te mires se perbashket, dhe kete percaktim jo qe e them vetem per te shprehur kundershti por ia ka thene ne heshtje dhe me ze te larte Kryeministri Kurti.

Rama duhet ta kuptoje qe Shqiperia nuk eshte shteti fqinj me Serbine dhe per rrjedhoje pergjegjesite dhe implikimet e tija sado “dashamirese” qe jane, nuk i perkasin as atij dhe as shtetit qe ai perfaqeson te percaktoje rrugen apo zgjidhjen qe duhet shtyre perpara, vecanerisht me projektin e tij “Ballkani i Hapur”.

Pavaresisht bindjeve te tija te palekundura “Ballkani i Hapur” nuk eshte as rruga e duhur dhe as e mira jone sepse per te cilesuar si e mire e perbashket duhet te dyja palet te jene dakord, qe ne rastin konkret ka pozicione diamtralisht te kunderta.

Dakordesimi qe dy popujt vellezer nuk jane dakord me projektin “Ballkani i Hapur” eshte nje fjali qe perfundon me pike dhe pertej nuk ka as argumentim as debat dhe as diskutim ndaj dhe cfare degjuam sot ne kete konference ishin vetem fjale boshe qe nuk kane vlere nga nje njeri qe mundohej te luante me fjale e mundohej te na bindte se ka te drejte, pasi vendosjes se pikes.
Te ndalojme pak tek fjalia kyce e konferences te ciles i meshoi Rama si ure kalimi i ndasive parimore qe ka me kryeministrin Kurti dhe Kosovaret ne pergjithesi “Kemi mosdakordesi politike per Ballkanin e Hapur ” dhe te elaborojme se a jane shteruese veprimet apo perpjekjet ne raste kur nuk ka dakordesi politike.

Mardheniet mes Kosoves e Shqiperise sipas Rames nuk ndikohen ne shendetin e tyre nga nje mosdakordesi e natyres politike, sentence e nxjerre nga goja e tij qe absolutisht nuk ka sens logjik sepse me sa dijme ne populli i thjeshte Rama e Kurti merren me politike dhe nese nuk kane dakordesi per ceshtje me te cilat ata merren kjo dmth nuk kane qendrime te kunderta, kaq e thjeshte sic tha edhe vete sot!

Per me shume, nese e ndajme mosdakordesine nga ajo politike, rruget e paleve ndahen ne piken kur nuk ka nje akordim atehere edhe ndahen objektivat e qellimet dhe per rrjedhoje secili ndjek rrugen e vet, por ne rastin kur kemi te bejme me mosdakordesim politik sipas Rames duhet te vazhdohet te degjohet vellai i madh edhe pse ai nuk ka te drejte. Shpjegimi qe iu dha mosdakordimit politik ishte me shume se hipokrizi nga ky njeri qe vjen si vizitor dhe krokoset si gjeli ne maje te plehut me rrenat qe i pelqejne te i degjoj vete. Nje gje e tille ishte e dukshme nga minutazha qe ai e zaptoi jo pse kishte per te thene ndonje gje te re, por gazetareve, shikuesve e degjuesve iu kishte rene per hise te humbisnin kohen te degjonin justifikime boshe e fjale te medhaja se si paketohet genjeshtra ne ambalazh te bukur.

Ashtu si di ne cdo forum te ndjell zi, te vjell vrer e te akuzoje BE-ne qe nuk ia po i jep statusin kandidat tash e tete vjet duke e ditur qe nuk i ka kryer dhe nuk ka ndermend te i kryej detyrat e shtepise per te fituar statusin e vendit kandidat, ne takim me studentet u mundua te ve barazimin me Kosoven se pse nuk merr liberalizimin e vizave dhe nuk u kursue te shaj dhe te akuzoj edhe familjen ku te gjithe aspirojme te jemi pjese e saj. Kuptohet, qe nuk harroi sa per sy e faqe te shaj pak edhe mikun e tij Aleksander Vucic duke i cilesuar nxjerrjen e arsenalit ushtarak ne kufi si manover teatrale mbi territorin e Kosoves dhe u tregua aq i dhimbsur sa ia qante hallin e Serbeve lokal ne veri te Kosoves sa per pak nuk qau.

Nga e gjithe kjo sforco per te argumentuar dicka latente dhe te paqendrueshme Edi Rama meton te percjell nje mesazh qe ka te beje me projeksionet e se ardhmes. Kur them per te ardhmen ne rastin konkret kemi te bejme me konatcion negativ te kesaj fjale sepse ne menyren se si ai mbron proejktin e tij me ngulm normalisht qe pritet vazhdim i destabilizimit dhe turbulencave.

Eshte gabim te mendojme dhe te mbajme gjalle shpresen qe ndermejtesimi i kryeministrit shqiptare do te sjell pak fllad ne keto raporte te nxehta dhe se se shpejti gjerat do te qetesohen vetvetiu, aspak, por ama as nuk duhet te trajtohet si fundi i botes sepse duhet kuptuar qe fatkeqesia e ketij njeriu eshte se do vazhdoje me i bindur se kurre me pare te shtyej perpara Ballkanin e Hapur, do te vazhdoj te punoj ne copetimin e pjeses veriore te Kosoves, do te vazhdoj te punoj ne shpartallimin e shqiptareve.

Gjithcka eshte e kuptueshme edh enga gjuha e gjesteve qe padishahu aplikon dhe pozicionimi inferior e nesnshtrues i Kurtit deshmon se kemi te bejme me nje rast kompleks dhe duhet marre ne analize dhe ne trajtim serioz se ne cfare mase Kosova rrezikon te rreshqase ne skanare te cilat imponohen nga ky njeri dhe me shume duhet trajtuar fenomeni se a ka force Kurti ta ndaloj nga kreyrja e veprave kriminale te qellimshme.

Takimi i perbashket i dy qeverive i paralajmeruar per muajin nentor ne Durres, eshte vazhdimesi nje skeme mashtrimi qe Edi Rama e aplikon me Kosoven qe tete vite dhe per te deshmuar qe eshte nje deshtim eshte lehte te vertetohet. Keto takime nuk kane nxjerrur as edhe nje abetare te perbashket e lene me te prodhojne nje efekt konkret ne jeten e qytetareve te cilet jane ngopur vetem duke pare nga televizori genjeshtra, thurrje elozhesh per njeri tjetrin, kapje per dore me dhune per te prekur flamurin e budallalliqe te tjera pafund. Takimet e perbashketa kane vetem nje impakt direkt tek ministrat e pjesmarresit te cileve iu trashen llogarite nga pagesat shtese e dietat qe marrin kur te vijne ne takime dhe marrin nga nje mirenjohje per pjesmarrje qe e varin ne mur per t’u levduar neser se kaq shume kane bere per vendin e tyre.

Gjithcka eshte nje manover teatrale asgje me shume.

Me se shumti te frikshme keto marifetlliqe dashakeqese duhen te jene per Kryeministrin Kurti i cili rri i heshtur e i menduar edhe pse detyra e tij funksionale eshte per ta ndaluar nje faktor te jashtem (Edi Ramen) i cili ndikon negativisht dhe pengon vendimet a veprimet strategjike politike te nje kryeministri sovran. Marrja kaq shume vemendje medatike te cilen e perdor me mjeshtri duke luajtur me fjalet eshte pikerisht strategjia e Edi Rames i cili manipulon deri ne pafundesi vetem e vetem se te perfitoje personalisht ne kete zhurmnaje qe vete e krijon.

Dilema duhet te jete se a ka kohe Albin Kurti dhe a duhet te bjere pre e manovrave teatrale qe imponon Edi Rama?

Kryeministri i Kosoves eshte duke humbur kohe duke i dhene kaq shume vemendje dhe hapsire nje njeriu i cili eshte hapur kunder tij dhe me e shendetshme politikisht si per te dhe per qytetaret e Republikes eshte qe per problemet te cilat i ka ne tavoline si reference zgjidhjeje dhe interlokutor te kete zyrtaret e larte te BE dhe te NATO-s sepse zgjidhja eshte tek ta dhe me ta dhe aspak me dhe te Edi Rama.
Ligjerata e sotme se sa naciaonalist, burre i mire e partiot na qenka ligjeruesi duke justifikuar proejtkin e tij “OPEN BALKANS” si gjeja me e mire qe mund ta kene Kosovaret per te ardhmen e tyre eshte nje deshmi qe ky njeri as qe meriton te degjohet lene me te ftohet per vizite me idene per te ndihmuar si nje mik i cili na dashka te “miren”,

HIPOKRIZI …