Analisti u bën thirrje qytetarëve: Më tepër mundësi të humbni jetën në timon se në shtëpi

Frika nga tërmetet ka bërë që shumë qyetarë të udhëtojnë me makina, për t’u larguar nga zonat e rrezikut. Analisti Eduard Zaloshnja, u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë duke mos përhapur...

Frika nga tërmetet ka bërë që shumë qyetarë të udhëtojnë me makina, për t’u larguar nga zonat e rrezikut.

Analisti Eduard Zaloshnja, u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë duke mos përhapur panik.

Sipas tij, statistikisht, ka probabilitet më të lartë që personat të humbin jetën nga ndonjë aksident për shkak të panikut nga tërmeti, prandaj duhet të qëndrojnë të qetë në një vend.

“Unë kam një thirrje për qytetarët…

Kam dëgjuar shumë njerëz që nga frika marrin automjetet dhe udhëtojnë për të kaluar natën diku tjetër.

Por dua tju them që probabiliteti që dikush të humb jetën me makinë është më i madh se sa dikush të humb jetën në shtëpi sot.
Është probabilitet shumë më i vogël që dikush të vdes në shtëpi nga një tronditje tërmeti, sesa në rrugë për shkak të trafikut të rënduar dhe njerëzve në panik, flas gjithmon për ato shtëpi që nuk kanë pësuar dëme, sepse nëse kanë krisje apo probleme nga lëkundjet normalisht që nuk mund të rikthehen aty, duhet të shkojnë në çadra”, është shprehur Zaloshnja. /old.apel.media