Analisti Çupi: Ja arsyet pse Basha duhet të kthehet në krye të demokratëve

Një ditë më parë Lulzim Basha u shfaq në publik duke organizuar një takim të inskenuar me të rinj, por menjëherë pas kësaj, nisën aludimet për një rikthim të mundshëm në krye të Partisë Demokratike. A...
Analisti Çupi: Ja arsyet pse Basha duhet të kthehet në krye të demokratëve
Foto: Analisti Çupi: Ja arsyet pse Basha duhet të kthehet në krye të demokratëve

Një ditë më parë Lulzim Basha u shfaq në publik duke organizuar një takim të inskenuar me të rinj, por menjëherë pas kësaj, nisën aludimet për një rikthim të mundshëm në krye të Partisë Demokratike. Analisti Frrok Çupi në “Special Report” u shpreh se i vetmi autoritet institucional që ka sot Partia Demokratike është vetë Lulzim Basha, kurse të tjerët janë të emëruar prej tij.

Në këto kushte, Çupi është i mendimit se Basha duhet të rikthehet në krye të PD-së pasi ka marrë edhe aksione konkrete politike, akte këto që sipas tij e dallojnë nga pjesa tjetër e figurave në Partinë Demokratike. Ai u shpreh se Basha vendosi të përjashtojë nga grupi parlamentar Sali Berishën dhe ky është një akt për t’u duartrokitur, por dhe një element që e sëhron PD-në nga influenca e Berishës.

“Paraprakisht bëjmë një marrëveshje të fjalës; Lulzim Basha nuk ka ikur, dmth nuk kthehet, Basha është aty. Basha ka plot ,ka disa arsye për kthim, disa motive, disa faktorë dhe disa domosdoshmëri. I vetmi autoritet që ka PD është Lulzim Basha. Ai është ligjërisht kryetar i partisë, të tjerët janë procesionarë, janë në varësi, Basha është I zgjedhur, të tjerët janë të emëruarit prej tij. Basha ka kryer disa akte politike, ka kryer aktin e largimit të Berishës nga PD. Asnjëri prej këtyre që thonë se nuk duhet të vijë Lulzim Basha nuk e kanë kryer këtë gjë. Kanë flirtuar me mijëra here. Bardhi dhe Tabaku kanë humbur besimin e politikës amerikane.

Ka dhe një seriozitet të perëndimit në vendin tonë dhe në raporte me PD, e cila po tentohet të kurohet dhe shërbehet. Këto janë këto arsye që PD duhet të kthehet në krye të PD. Ka një pyetje që e shtrojë të tjerët: Që Lulzim Basha nuk të çon në fitore. Nuk po thuhet për fitore, por po thuhet që PD të qartësohet, që PD-ja të kthehet në një parti properëndimore. Të pastrohet nga metastazat e Berishë, është shumë e rëndësishme. Këta nuk e kuptojë se çfarë përfaqëson Berisha për rrezikun në rajon dhe për rrezikun në perëndim sidomos në vendin tonë. Disa të tjerë që Basha ka defektet e veta, pa diskutim që ka defekte.”, u shpreh ai.

Analisti Çupi shtoi më tej se Partia Demokratike ndodhet në “reanimacion” dhe nëse nuk arrijnë të gjejnë zgjidhje ligjore apo institucionale, ajo rrezikon të përfundojë në pozitat e Foltores.

“Kemi një PD një reanimacion, e kemi në situatë emergjence. E kemi në një situatë të tillë që nëse nuk gjen kauzën ligjore dhe institucionale, ajo do bëjë një rrëshqitje dhe do shkojë në pozitat e Foltores”, shtoi ai.