Amerikë/ 2.416 persona humbën jetën në 24 orët e fundit nga Covid

shba

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 707.799, prej të cilëve 2.416 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 44,06 milionë, me 108.587 raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,75 milionë raste të konfirmuara dhe 69.663 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 216 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 186,3 milionë dozën e dytë.

Qendra amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se 77,9 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.