Ambasadorja Yuri Kim thërret në Rezidencën Amerikane ministren Etilda Gjonaj

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka thirrur në Rezidencën Amerikane ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Ky takim i Kim me Gjonaj nuk do të jetë i vetmi. Sipas burimeve, takime të ngjashme d...
Ambasadorja Yuri Kim thërret në Rezidencën Amerikane ministren Etilda Gjonaj
Foto: Ambasadorja Yuri Kim thërret në Rezidencën Amerikane ministren Etilda Gjonaj

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka thirrur në Rezidencën Amerikane ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Ky takim i Kim me Gjonaj nuk do të jetë i vetmi. Sipas burimeve, takime të ngjashme do të mbahen në ditët në vazhdim me aktorë politikë në vend që kanë lidhje me zbatimin e Reformës në Drejtësi.

“Reforma në Drejtësi është në një fazë kritike. Ka bërë përparim të mjaftueshëm për të frikësuar ata që nuk e duan atë, por ende jo aq përparim sa të përmbushë kërkesat e popullit shqiptar për një sistem drejtësie që ka veçori integritetin dhe pavarënë. Prandaj, ata që kanë frikë nga Reforma në Drejtësi janë në sulm. Ata që e duan Reformën në Drejtësi duhet të gjejnë frymëzim tek fryma e Skënderbeut, tani më shumë se kurrë.” – shkruante sot Yuri Kim.

Sipas Kimsaj, palët politike në vend duhet të bëhen bashkë dhe të çojnë përpara Reformën në Drejtësi.