Ambasadorja e SHBA flet për reformën në drejtësi: Mos u dorëzoni, tani është koha që të vazhdojmë përpara

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka folur nga Pusteci për reformën në drejtësi pas interesit të gazetarëve.

Ambasadorja Kim tha se reforma në drejtësi po çohet përpara, ngadalë, me ngadalë se çfarë do të donim, por është padyshim një shtysë përpara. Ajo theksoi se njerëzit duhet të vazhdojnë të jenë të pakënaqur, duhet të jenë më tepër kërkues me qeveritarët e tyre, njerëzit që ata kanë zgjedhur dhe duhet të vazhdojnë përpara. “Tani është koha që të vazhdojmë përpara. Mos u dorëzoni.

Disa njerëz thonë që reforma në drejtësi është asgjë, duhet të dorëzohemi, por jo, po ju gënjejnë, mos hiqni dorë”, apeloi ambasadorja e SHBA.

E pyetur nëse po shkojmë drejt peshkut të madh, ajo dha këtë përgjigje: “Unë jam diplomate. Unë nuk jam një persekutore, nuk jam një peshkatare, nuk jam gjyqtare, unë jam thjesht një diplomate”.

Kim theksoi më tej se institucionet kanë përgjegjësinë e tyre, ata e dinë se cilat janë përgjegjësitë e tyre, unë mendoj që ata po nisin t’i përmbushin ato. “Le të mbështesim ata”, tha ajo.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ku mori pjesë në aktivitetin “Mik festival” që këtë vit ka shkuar në Pustec, ku tha se nuk është vetëm reforma e drejtësisë, është bukuria e Shqipërisë dhe shpirti i shqiptarëve që i jep shpresë.