Ambasadori i BE-së u bën thirrje politikës/ “Lini mënjanë konfliktet”

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca i ka bërë thirrje palëve politike që të lënë mënjanë konfliktet për Gjykatën Kushtetuese dhe të punojnë për të ngritur një institucion të besueshëm.

Soreca foli në mbledhjen e Komisionit të Integrimit, ku u lajmërua dhe hapja e Shkollës Europiane të Integrimit, për paketën e reformës zgjedhore dhe kërkoi rezultate konkrete.

“U bëjmë thirrje institucioneve, që të lënë mënjanë konfliktet për Gjykatën Kushtetuese dhe të ngrenë një institucione të besueshëm. Përsa i përket reformës zgjedhore inkurajojmë partitë, kërkojmë rezultate konkrete, sa më shpejt që të jetë e mundur që të përmbyllet si paketë e plotë.

BE-ja do të investohet me kapacitetet më të larta teknike. Politika e mirë, kompromisi dhe dija janë dy elementë të kësaj. Shqiptarët duan rezultate konkrete. Ju mund të jeni ata që mund të ndryshoni jetën e shqiptarëve” deklaroi Soreca në hapjen e shkollës së integrimit”,- u shpreh Soreca./apel.media