Ambasadori Bullgar: I kam përcjellë vetë grupet e inxhinierëve bullgarë në Durrës

Momtchil Raytchevski, Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri, ka folur sot mbi situatën e rëndë që shkaktoi tërmeti i 26 Nëntorit në vendin tonë.

Ai ndër të tjera tha se shteti bullgar është treguar i gatshëm për të ndihmuar,  duke dërguar që në  ditën e parë të tërmetit 100 mijë euro për Shqipërinë.

Gjithsesi, ndihma nga ana e  Shtetit Bullgar nuk përfundoi aty. Kjo  pasi ambasadori tha  se janë dërguar edhe dy grupe inxhinierësh. Një prej këtyre  grupeve ka mbërritur dje në Durrës. Ndërsa mësohet se ka qenë vetë Ambasadori i Bullgarisë, ai që e ka shoqëruar këtë grup.

“Bullgaria gjithashtu ka dhënë ndihmën edhe për një nga shtëpitë e fundit që i kishte mbetur Korçës për t’u rindërtuar dhe kjo shtëpi është në Vidohovë”,   tha ambasadori bullgar./apel.media