Ambasadorët në zyrën e Bashës/ Diskutohet Reforma Zgjedhore

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ambasadori Gjerman në Tiranë, ai i Britanisë së Madhe si dhe e ngarkuara me punë e ShBA, Leyla Moses-Ones, kanë qenë sot në selinë e Partisë Demokratike, ku kanë zhvilluar një takim me Kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Mësohet se ky ka qenë një takim i paracaktuar më parë, ndonëse ka përkuar me një ditë me zhurmë.

Në fokus të bisedimit ka qenë Reforma Zgjedhore, për të cilën në PD, që prej një muaji ka ngritur një grup pune.

E ngarkuara me punë e ShBA, në Tiranë Leyla Moses-Ones, nuk ka pranuar të komentojë për mediat çfarë është diskutuar ./apel.media