Ambasada ruse për deklaratën e Haradinajt: Provokim nga një pseudo-shtet i vetëshpallur

Ambasada Ruse në Shqipëri ka reaguar pas një deklaratë të bërë nga ish kryeministri Ramush Haradinaj për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”. Haradinaj ka paralajmëruar një referendum për bashkim me Shqi...
Ambasada ruse për deklaratën e Haradinajt: Provokim nga një pseudo-shtet i vetëshpallur
Foto: Ambasada ruse për deklaratën e Haradinajt: Provokim nga një pseudo-shtet i vetëshpallur

Ambasada Ruse në Shqipëri ka reaguar pas një deklaratë të bërë nga ish kryeministri Ramush Haradinaj për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”. Haradinaj ka paralajmëruar një referendum për bashkim me Shqipërinë, nëse nuk plotësohen pikat që iu janë premtuar Kosovës tash e sa kohë, e që kanë mbetur tema të hapura.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ambasada shkruan se bëhet fjalë për një provokim të radhës, të implikuar në ideologjinë e Shqipërisë së Madhe, e cila kohët e fundit ka përparuar gjithnjë e më intensivisht në rajon dhe kërcënon drejtpërdrejt integritetin territorial të shteteve të Ballkanit, duke e cilësuar Kosovën një pseudo-shtet.

Postimi i plotë:

Nga komenti i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse për deklaratën e z. R.Haradinaj

Kohët e fundit një nga politikanët shqiptarë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se synon të kërkojë mbajtjen e një referendumi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, nëse ky pseudo-shtet i vetëshpallur nuk pranohet sa më shpejt në Bashkimin Evropian dhe organizatat ndërkombëtare si dhe Beogradi nuk do të njohë “pavarësinë” e Kosovës.

Këtu po bëhet fjalë për një provokim të radhës, të implikuar në ideologjinë e Shqipërisë së Madhe, e cila kohët e fundit ka përparuar gjithnjë e më intensivisht në rajon dhe kërcënon drejtpërdrejt integritetin territorial të shteteve të Ballkanit. Shantazhi politik është i papranueshëm dhe pikërisht kështu duhet të interpretohet fjalimi i R. Haradinajit, i cili me lehtësi propozon të rishikojë në mënyrë arbitrare kufijtë në Ballkan.