Ambasada Amerikane ka reaguar ndaj akuzave për rrjetin 5G, që do të vijë në Shqipëri, pasi është konsideruar si i pasigurtë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan se ‘Gazetaria shkel e shko”, nuk mund ta ndryshojë dot të vërtetën.
Sipas ambasadës, qasja e Shqipërisë për rrjetin 5G mbështetet edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Postimi i plotë:
Faktet kanë rëndësi. “Gazetaria” shkel e shko dhe çorientuese, që synon të shtrembërojë politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrjetin 5G, nuk e ndryshon të vërtetën. Faktet janë këto: Shtetet e Bashkuara e mbështesin qasjen e matur dhe të përgjegjshme të Shqipërisë për rrjetin 5G. E Ngarkuara me Punë, a.i. Leyla Moses-Ones e tha këtë javën e kaluar në Konferencën “Politika e Sh.B.A. në Ballkanin Perëndimor”: “Shqipëria tashmë po bën gjënë e duhur duke ushtruar vigjilencë në mbrojtje të rrjeteve të saj. Edhe një herë, disa gjëra në Shqipëri thjesht nuk janë për shitje”. Lexoni fjalën e saj të plotë këtu: https://bit.ly/2NPPë58 #GazetariCilesore /apel.media