Amazon, më shumë se 200 milionë komente të rreme të fshira në 2020 nga faqet e internetit në të gjithë botën

Gjiganti i teknologjisë amerikane “Amazon” ka fshirë mbi 200 milionë komente të rreme të produkteve nga faqet e internetit në të gjithë botën gjatë vitit të kaluar, si pjesë e përpjekjeve për të parandaluar dhe zbuluar mashtrimet dhe manipulimet.

Amazon ka njoftuar, gjithashtu, se po ndërmerr gjithnjë e më shumë veprime ligjore kundër kompanive që shesin komente false ose fiktive.

Kompania thotë se tani shpenzon 700 milionë dollarë në vit, në të gjithë botën, për punonjësit dhe programet e kuashtuara parandalimit dhe zbulimit të këtij lloji aktiviteti.

Amazon, e themeluar nga Jeff Bezos, nuk është e vetmja kompani që godet kritikat e rreme, megjithëse proceset gjyqësore civile kundër agjencive, që tregtojnë rishikime të rreme mund të rezultojnë të vështira, sepse ato shpesh operojnë nga jashtë.