Altin Gjeta/ Basha dhe Berisha, jashtë kohës politike sepse nuk morën vendimet e duhura në kohën e duhur

Nga Altin Gjeta

Basha dhe Berisha janë jashtë kohës politike sepse nuk kanë marrë vendimet e duhura në kohën e duhur.

Berisha nuk ndoqi shembullin e shtetarëve perendimorë në 2013. Ai dha dorëheqje nga partia por vijoi të ushtronte ndikim në jetën e saj politike. Kjo ia pamundësoi PD që të gjente liderin saj, edhe përtej Bashës. Ndërkohë Basha as nuk e mënjanoi Berishën nga partia as nuk ia doli ta sillte në pushtet.

Ndërsa PD humbi dy palë zgjedhje dhe u përça, zoti Berisha me heshtjen e tij e mbështeti Bashën në garat për karrigen e kryetarit derisa ai u përjashtua personalisht nga grupi parlamentarë.

Prandaj, premtimet e tij sot për ta kthyer PD në shina statutore ngjajnë të pasinqerta dhe nuk marrin në konsideratë interesin e PD dhe të publikut.

Mos zgjidhja e raportit Basha-Berisha-PD në kohë dhe në mënyrë graduale e mbajti partinë në limbo. Në këtë situatë, me sa duket u futën në lojë aktorë të tretë si SHBA. Kjo e gjeti PD të papërgaditur për të marrë vendime që do duheshin marrë disa vite më parë. Rrjedhimisht partia u fut në një spirale krizash të vështira për tu adresuar.

E gjitha kjo në kurriz të demokratëve të ndershëm dhe opozicionit në Shqipëri. Për këtë Berisha dhe Basha janë bashkëpërgjegjës.