Altin Dumani emëron specialist në SPAK djalin e Met Rrumbullakut

Në Shtator të vitit të kaluar, Muhamet Rrumbullaku u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Edhe pse gjatë këtij viti krimi ka lulëzuar edhe më shumë në të gjithë sektorët e tij, Met Rru...
Altin Dumani emëron specialist në SPAK djalin e Met Rrumbullakut
Foto: Altin Dumani emëron specialist në SPAK djalin e Met Rrumbullakut

Në Shtator të vitit të kaluar, Muhamet Rrumbullaku u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Edhe pse gjatë këtij viti krimi ka lulëzuar edhe më shumë në të gjithë sektorët e tij, Met Rrumbullaku është thjesht një kukull e radhës në linjën e rendit dhe sigurisë publike.

Falë postit si Drejtor Policie, ai duket se ka arritur të sistemojë edhe të birin në sistemin që heton vendin. Kështu djali i tij Erlis Rrumbullaku është emëruar me një post pranë Altin Dumanit në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, raporton TVA News.

I riu që ka përfunduar studimet në degën “Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare” tani mban postin e Specialistit në Sekretarinë Administrative të SPAK, Kategoria ekzekutive IV-1. Sipas njoftimit, ka qenë pikërisht i biri i Rrumbullakut kandidati fitues në konkurs. Rrumbullaku Junior do të jetë punonjësi i Dumanit.

Erlis Rrumbullaku së bashku më të vëllain Marvin Rrumbullakum dhe dy kushërinjtë, janë bashkë-aksionerë në një kompani gjurmimi GPS.