Alketa Vejsiu zbulon suprizat e festivalit të RTSH-së: Kush do të jenë të ftuarit VIP

Polemikat tashmë janë normale, sa i përket festivalit të fundvitit në RTSH. Këtë vit nuk kishte si të ndodhte ndryshe, por Alketa Vejsiu, e cila ka marrë përsipër edhe organizmin e festivalit sivjet ka dhënë një përgjigje të prerë, që nuk lë vend për haludime.

“Mua nuk më vjen mirë vetëm për një gjë, kemi zgjedhur gjithmonë të mos e ushqejmë polemikën, sepse polemikat e marrin gjithmonë festivalin me vete. Nuk kemi ardhur për të abuzuar me fondet e shtetit, ky është një festival publik ku gjithçka është e kontrolluar nga shteti. Unë e kam thënë edhe publikisht që kam qenë e painteresuar për para, jo se nuk kam nevojë, sepse e kam prodhuar paranë me shumë guxim dhe kam respekt për çdo qindarkë. Ishte një zgjedhje kjo për të dhënë një model që mund të vlerësohet, mund të mos vlerësohet, por kjo nuk ka rëndësi. Në fund të ditës, unë kam thënë që ato pesë lekë që janë për festivalin, le të shkojnë për të mbyllur një problematikë të vogël, që ky festival të jetë 0.1 për qind më i mirë. Kjo duhet sqaruar. Këtu nuk ka pasur vend për abuzime; funksionon shteti, funksionon festivali.”, tha Alketa.

Ajo zgjodhi që të kthejë përgjigje edhe në lidhje me diskutimet e fundit që janë bërë në media së fundmi.

“Diskutimi tjetër, kam përshtypjen se vjen nga një mungesë vlerësimi dhe mirënjohjeje e shqiptarit për shqiptarin. Shqiptari duhet ta vlerësojë njeriun e punës dhe t’i thotë bravo Vera Grabocka ka treguar ndër vite që është e aftë t’i marrë malet, t’i tundë dhe t’i lëvizë, i ka kushtuar jetën, është legjendë e televizionit, ka dalë gjithashtu nga radhët e RTSh-së, kështu që pak më shumë respekt.t. Meritë e Verës është të heshtë, sepse Vera nuk del në ekran. Nuk po e bëjmë këtë festival për të marrë trofe, por po e bëjmë sepse duam ta bëjmë, sepse e dashurojmë dhe do ta bëjmë shumë mirë.irë. Eksperienca bën perfeksion. Ky nuk është festivali i Alketës dhe i Verës, ne jemi thjesht të përkohshme, jemi një stacion, do të vijë dikush tjetër vitin tjetër”, tha moderatorja.

Ndër të tjera, Alketa,  ka bërë publikë edhe emrat e të ftuarve Vip, gjatë netëve të festivalit.

“Muzika shqiptare është zemra e këtij festivali, do të këndohet shqip, do flitet me dashuri për gjuhën shqipe përmes poezisë dhe poetëve shqiptarë, por do ketë edhe të ftuar nga jashtë.Giusy Ferreri për shembull, do të jetë një nga të ftuarat e festivalit. Po kështu edhe Mahmood, fituesi i Sanremos dhe përfaqësuesi i Italisë në Eurovision”, tha Alketa e ftuara tjetër speciale e këtij festivali është edhe Eleni Foureira, fituesja e çmimit të dytë të Eurosong vitin e kaluar, këngëtarja me origjinë shqiptare që ndezi flakë skenën europiane. Të tjera surpriza, pa dyshim që do të ketë shumë, por do të zbulohen në ditët e ardhshme,” përmbylli Vejsiu. /apel.media