Alketa i dha një mësim të mirë Xhemit dhe më pas fshiu komentet

Ditën e djeshme mes yjeve të showbizit ka plasur një sherr virtual mes dy moderatoreve dhe prezantueseve të njohura Xhemi Shehu dhe Alketa Vejsiu.

Një postim ironik dhe me kunja në llogarinë e “Revista Class” në Instagram drejtuar moderatores Xhemi Shehu, bëri që gjatë gjithë ditës së djeshme Alketa Vejsiu dhe Xhemi Shehu të ishin në qendër të vëmendjes në mediat online e rrjete sociale.

Në fund të postimit thuhet se janë fjalë dashamirëse, por mesa duket ka ngjallur shumë debate edhe me komentuesit. Në postim këshillohej që Xhemi të vazhdojë karrierën si aktore humori, madje duke i diktuar edhe rolin që do t’i shkonte për shtat; atë të ‘gagaçes’!

Alketa mesa duket është bindur se Xhemi e ka marrë mësimin e saj dhe ka vendosur të fshijë komentet te postimi me foton e Xhemit. Kjo e fundit ende nuk ka reaguar.

Shpresojmë se çdo gjë do të mbetet me kaq dhe debati nuk do të zgjatet më tej sepse nuk do të ishte aspak e këndshme./apel.media