Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur KQZ-së për afatin 48 orë, i cili skadon sot, për plotësimin e dokumenteve për tu regjistruar në lokalet e 14 majit.
Alibeaj përmes përfaqësuesit të tij ligjor Indrit Sefa i bën me dije kreut të KQZ se Lulzim Basha është dorëhequr si kryetar i PD më 21 mars 2022 dhe dokumentacioni i paraqitur përmes përfaqësuesit të tij ligjor Indrit Sefa në mbledhjen e së enjtes të KQZ, është i plotë e në përputhje me ligjin.
