Alibeaj: Humbëm zgjedhjet, por ruajtëm ekzistencën e PD-së

Ish-kryetari i komanduar i PD-së Enkelejd Alibeaj i ftuar në emision “Publikisht” në RTSH foli për rezultatet e zgjedhjeve të 14 Majit.

Ai u shpreh se kandidimi i Roland Bejkos për kreun e bashkisë së Tiranës, bëri të mundur ekzistencën e Partisë Demokratike.

“Bejko doli ditën e fundit si kandidat duke pasur parasysh gjithë lodhjen e madhe që ndodhi brenda PD-së. Pjesa më e madhe e financimeve nuk kanë ardhur te Partia Demokratike për zgjedhjet vendore.

Një pjesë e kandidatëve u detyruan të tërhiqen. Duhet ta shohim në sy. Ajo çfarë ishte sfidë, ishte ekzistenca e Partisë Demokratike. Po të shohim këshillin bashkiak nuk ka nevojë për krahasim me partitë e tjera.

Sfida ishte ruajtja e ekzistencës së Partisë Demokratike, konsolidimi me raportet e Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo i shërben me disa akte dhe shembuj. Ku ka shembuj dhe akte se PD-ja që kreu brenda vetes një operacion të tillë katarsisi. Unë e kam përjetuar vetë, të ndodhesh para dilemave të mëdha, për interesat e demokratëve të distancohesh nga lideri Sali Berisha pasi u shpall nongrata, pavarësisht kostove që mund të krijojë”, tha Alibeaj.