Alarmon gazetari Artan Hoxha/ “Shqipëria është qarkuar nga vrasësit me pagesë”

Ditët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur një seri ngjarjesh kriminale të vrasjeve. I ftuar në emisionin “Byro” në televizionin “ABC Neës”, gazetari i njohur Artan Hoxha tha se në vendin tonë janë shtuar shumë vrasësit me pagesë.

Sipas informacioneve të tij, kemi të bëjmë me vrasës që nuk kanë lidhje direkte me viktimat, pasi janë të porositur.

“Janë një seri ngjarjesh që kanë ndodhur, kjo ishte e paralajmëruar. Nëse hapim kronikën e viteve të fundit në këtë aks rrugor kanë ndodhur të gjitha ngjarjet pa autorë. Kemi arritur në një pikë ku me të vërtët duhet të shkundet shoqëria sepse politika nuk shkundet më, politka është brenda. Kryeministri dhe zëvendëskryemistri duhet të japin deklarime në Prokurori. Akoma nuk kanë dalë prova shkencore nga kjo ngjarje, janë shumë elementë që duhen parë. Kemi të bëjmë me vrasës që s’kanë lidhje direkte me viktimat, janë të porositur”,- shprehet gazetari Artan Hoxha.

Më tej gazetari Hoxha theksoi se Shqipëria është qarkuar nga vrasës me pagesë të huaj. Ndërkohë që ka rënë ndjeshëm besimi për policinë.

“Nuk ka më besim tek Policia, në vend ka grupe të cilët funksionojnë në lidhje me njëri-tjetrin. Shqipëria është qarkuar edhe nga vrasës me pagesë të huaj”,- tha Hoxha./apel.media