Alarmon Berisha: Sot, të paktën 100 viktima nga Covid-i, jo 20 siç deklaron Ministria

“Sot kanë humbur jetën të paktën 100 persona nga Covid-19, jo 20 siç deklaron ministria”, kështu është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha referuar bilancit të publikuar dje nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot kanë vdekur të paktën 100 persona, jo 20 siç ka deklaruar ministria e Shëndetësisë. Qeveria gënjen për shifrat e viktimave, madje nga spitalet rajonale nuk përfshihen të të dhënat. Numri i testeve është mizerabël, testet janë shpëtim jete”, tha ish-kryeministri për Syri Tv.

Sa i përket varianteve të reja Covid-19, Berisha thotë se përgjigjet e tyre kanë mbërritur, por nuk bëhen të ditura qëllimisht.

Ju kanë thënë para një muaji se variantet e dyshimta janë dërguar në një laborator në Gjermani. Përgjigjet kanë ardhur por i fsheh Rama. Maqedonia ktheu përgjigje brenda javës. Gjermania nuk ti mban një muaj përgjigjet, se nuk i intereson Ramës të marrë masa”, tha Berisha.