Akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 33-vjeçari në Lushnje

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia në Lushnje pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Sipas policisë në pranga ka rënë shtetasi me inicialet O. Sh., 33 vjeç, banues në Karbun...
Akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 33-vjeçari në Lushnje
Foto: Akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 33-vjeçari në Lushnje

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia në Lushnje pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Sipas policisë në pranga ka rënë shtetasi me inicialet O. Sh., 33 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnjë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Monopatina”, i zhvilluar nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe ato të Forcës Operacionale të DVP Fier.

Goditet një tjetër rast i shitjes në doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis.

Arrestohet në flagrancë 33-vjeçari, autor i dyshuar i këtij rasti, si dhe sekuestrohen dozat e lëndëve narkotike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e tyre.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes në doza të lëndëve narkotike, me mbështetjen e inteligjencës informative, për një rast të kësaj veprimtarie në Lushnjë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Fier organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Monopatina” në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-O. Sh., 33 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, si dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.