Nga kontrollet e kryera të AKU-së në të gjitha pikat e grumbullimit të produkteve ushqimore, resorteve apo hoteleve ku janë strehuar personat e prekur nga tërmeti, vihet re se disa produkte janë me afat të kaluar përdorimi. Këto produkte ruheshin në kushte të papërshtatshme, dhe janë diferencuar dhe asgjësuar në bashkëpunim edhe me personat përgjegjës të këtyre ambienteve. “Në pjesën më të madhe të rasteve është konstatuar se ambientet dispononin kushte të përshtatshme të ruajtjes dhe përgatitjes së ushqimeve, kushte të përshtatshme higjeno-sanitare dhe produktet ishin brenda afatit të përdorimit, si rrjedhojë janë të sigurta për konsum,” shkruhet në njoftimin e AKU.
Autoriteti i Kontrollit Ushqimor po monitoronsituatën me kujdes.
Drejtoria Rajonale e AKU Tiranë ka ngritur grupe të posaçme të kontrollit me qëllim kontrollin e situatës në të gjitha vendet ku u shërbehet banorëve, duke u bërë garant i sigurisë së shëndetit të tyre. Vendet e monitoruara deri më tani janë si më poshtë:
Magazinat e Komandës Mbështetëse të Logjistikës dhe ajo e Rezervave të Shtetit nr. 8 në Lundër.
Shkolla 9 – vjeçare Lundër
Njësia e Emergjencave Civile të Bashkisë Tiranë
Hotel Kontinental
Shkolla 9 – vjeçare Marqinet
Qendra Kulturore e Bashkisë Vorë
Qendra Kulturore Kamëz
Stadiumi i Kamzës
Kompleksi Diamma
FAFA Resort
Resorti Bonita
Kolaveri
ALER Group
Prestige Hotel and Resort /apel.media