AKU bllokon 2130 kg mish pule- Ishte i infektuar me Salmonelë

Drejtoria Rajonale e AKU në Vlorë, ka bllokuar rreth 2130 kg mish pule.

Mësohet se produkti i sekuestruar,  ishte mbartës i bakterit të Salmonelës.

Ndër të tjera mësohet se mishi i pulës vinte nga Polonia dhe ishte i ndarë dhe i paketuar në kuti kartoni, të çilat peshonin nga 10 kg secila, dhe ishin të ngrira në 18-gradë celsius.

Pas sekuestrimit, AKU po merr masa edhe për asgjësimin e produktit të bllokuar./apel.media