Aktori turk Burak Ozçivit, nuk i ka punët mirë në sheshxhirim/ Ngrihet padi kundra tij

Burak Ozçivit, aktori i mirënjohur turk, që shumë e admirojnë për perdormancën e tij në rolin epik “Osmani” nuk i ka punët mirë.Ai është akuzuar nga 4 punonjës të serialit për ofendim. Punonjësit kanë...
Aktori turk Burak Ozçivit, nuk i ka punët mirë në sheshxhirim/ Ngrihet padi kundra tij
Foto: Aktori turk Burak Ozçivit, nuk i ka punët mirë në sheshxhirim/ Ngrihet padi kundra tij

Burak Ozçivit, aktori i mirënjohur turk, që shumë e admirojnë për perdormancën e tij në rolin epik “Osmani” nuk i ka punët mirë.
Ai është akuzuar nga 4 punonjës të serialit për ofendim.

Punonjësit kanë ngritur kallëzim penal ndaj aktorit duke pretenduar se ai i ka fyer teksa xhironin serialin “Osmani”.

Mediat turke shkruajnë se është nisur një hetim kundër Burak me akuzën e “fyerjes publike të më shumë se një personi”.

Ozçivit në një deklaratë tha: “Është e vërtetë që situata në xhirime ishte stresuese, por unë kurrë nuk kam ofenduar dikë. Të gjithë ata që më njohin e dinë që unë nuk jam person që fyej”./ old.apel.media