Aktori i famshëm shtrohet me urgjencë në spital

Zac Efron gati sa humbi jetën pasi mori një infeksion fatal, ndërsa po xhironte një dokumentar në Guineja e Re.

Efron ishte në Guineja e Re në mesin e dhjetorit, ku po filmonte një dokumentar të quajtur “Vrasja e Zac Efron”, ku kaloi 21 ditë në xhungël.

Gjatë këtij xhirimi, ai u përball me një infeksion serioz kërcënues për jetën dhe për fat të mirë shmangi vdekjen.

“Ai u dërgua urgjentisht në Brisbane, Australi, ku mjekët luftuan një betejë për jetën e tij për disa ditë,” tha një burim i afërt me aktorin.

Gjendja e tij është stabilizuar dhe Zac tashmë ka dalë nga spitali dhe u kthye në Amerikë atje ku e pret rikuperimi.

Gjithashtu, aktorit i është ndaluar të vazhdojë xhirimin e dokumentarit./apel.media