Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Sukth-Maminas.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se një makinë ka përplasur për vdekje një të moshuar identiteti i të cilit ende nuk dihet.
Për momentin ende nuk dihet as shkaku që çoi në këtë aksident fatal.
Autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ apel.media