Aksidentoi për vdekje të moshuarin në Pogradec: Në pranga 25-vjeçari nga Tirana

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga, shoferin e mjetit tip “Vol­kswagen” i cili i shkaktoi vdekjen një personi, që po udhëtonte me biçikletë.

Bëhet me dije se është arrestuar shtetasi R.A., 25 vjeç, banues në Laprakë.

Ky qytetar, duke drejtuar mjetin tip “Vol­kswagen” ka aksidentuar shtetasin B.Xh., 68 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, të Pogradecit. Viktima ishte duke ecur me biçikletë, kur dhe është përplasur nga 25-vjeçari. Pasi ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Pogradecit, 68-vjeçari është transferuar në Spitalin e Traumës, por nuk ka mundur të mbijetojë./apel.media