Aksidentoi 36 vjeçarin dhe u largua- Dorëzohet pas dy ditësh në polici

Para dy ditësh në Durrës, ka ndodhur një aksident i rëndë, ku mbeti viktimë një shtetas 36 vjeçar.Ndërsa personi që shkaktoi këtë aksident, pasi është larguar nga vendi i ngjarjes,sot është dorëzuar në polici.

Njoftimi i policisë

Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u bë i mundur arrestimi i shtetasit: S.B.,52 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas dyshohet se më datë 06.12.2019, në orën 16:45, në lagjen Nr 15, Spitallë, duke drejtuar mjetin tip “Renault Megane”,ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin E.H., 36 vjeç, dhe u largua nga vendi i aksidentit

Falë veprimeve të shpjeta  të  kryera nga grupi hetimor u bë i mundur  identifikimi i mjetit. Drejtuesi i mjetit, shtetasi S.B, paraditen e sotme u vetëdorëzua në Polici.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”./apel.media