Aksidentohet Ermal Fejzullahu/ Policia e Kosovës jep detaje

Gjatë ditës së sotme, këngëtari i njohur Ermal Fejuzullahu ka pësuar aksident me makinën e tij “Range Rover” informojnë mediat kosovare.

Ngjarja ka ndodhur tek menza e studentëve. Këngëtari nuk ka pësuar lëndime, përveç dëme materiale.

Kështu deklaroi Bajram Krasniqi, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Po, në ora 18:30, tek semaforët tek menza e studentëve ka qenë një vet-aksident, nuk ka persona të lënduar.” – tha Krasniqi për mediat. /apel.media