Aksidenti tragjik në Kroaci, Balla: Pikëllim i madh këtë ditë të diel, ngushëllime për familjet e viktimave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar për aksidentin e rëndë në Kroaci ku humbën jetën 10 persona.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet socialr Balla u bashkohet ngushëllimeve për familjet e viktimave, duke shpresuar që të plagosurit rëndë të shërohen, teksa falënderon autoritetet kroate për reagimin.

“Pikëllim i madh këtë ditë të diel prej lajmit që erdhi nga Kroacia për aksidentin e rëndë me humbje jetësh të motrave dhe vëllezërve tanë kosovarë, teksa ktheheshin në atdhe me autobusin e linjës Frankfurt-Prishtinë. I bashkohem ngushëllimeve për familjet e viktimave, duke shpresuar 🙏 shumë që të plagosurit rëndë të shërohen. Falënderim për autoritetet e Qeverisë së Kroacisë Andrej Plenković për masat e marra në mënyrë të menjëhershme nga autoritetet vendore shëndetësore”, shkruan Balla.