Aksidenti tragjik në Bullgari/ Prokuroria mbyll hetimet, zbulon se si ndodhi ngjarja

Prokuroria bullgare ka përfunduar hetimet në lidhje me ngjarjen e 23- tetorit, ku humbën jetën 45 persona.

Bën me dije se aksidenti ka ndodhur pasi autobusi është përplasur me bordurën anësore të autostradës.

Sipas tij, autobusi i kompanisë “Besa Trans” ku po udhëtonin viktimat nuk është përfshirë nga flakët si pasojë e një shpërthimi që mund të ketë ndodhur, por shkëndijat e fërkimit pas përplasjes kanë shkaktuar ndezjen e zjarrit.

Mediat e huaja shkruajnë se automjeti goditi bordurën anësore që ishte vendosur në pjesën që ndante dy rrugët. Në momentin që autobusi është përplasur me bordurën është krijuar edhe shkëndija dhe si pasojë është ndezur dhe karburanti duke bërë që autobusi të përfshihet nga flakët.

Në autobus nuk janë gjetur tuba benzine ose lëngje të tjera të ndezshme. Gjithashtu është hedhur poshtë edhe versioni se mund të ketë një akt terrorist.