Aksidenti tragjik me tre viktima/ Eksperti i sigurisë akuza ndaj autoriteteve: S’mund të lëvizë me Audi A8 një person që ka 1 vit patentë!

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa tha në një intervistë për Euronews Albania se i riu që shkaktoi aksidentin me 3 të vdekur një ditë më parë në Tiranë nuk duhet të ngiste një automjet aq të fuqishme. S...
Aksidenti tragjik me tre viktima/ Eksperti i sigurisë akuza ndaj autoriteteve: S’mund të lëvizë me Audi A8 një person që ka 1 vit patentë!
Foto: Aksidenti tragjik me tre viktima/ Eksperti i sigurisë akuza ndaj autoriteteve: S’mund të lëvizë me Audi A8 një person që ka 1 vit patentë!

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa tha në një intervistë për Euronews Albania se i riu që shkaktoi aksidentin me 3 të vdekur një ditë më parë në Tiranë nuk duhet të ngiste një automjet aq të fuqishme.

Softa u shpreh se persona që kanë më pak se 3 vjet që kanë marrë patentën nuk duhen lejuar të lëvizin me mjete mbi 2 mijë kubikë fuqi.

“Është një moment të bëhet një analizë për të parandaluar ngjarje të tilla që mund të kishte qenë edhe më fatale nëse i riu do të kishte përplasur edhe automjetin tjetër para se të binte nga mbikalimi. Nuk mund të lëviznin me mbi 2000 mijë kubikë mjete për ata që kanë deri në 3 vjet që kanë marrë patentën. Të gjitha vendet e BE e kanë të ndaluar që njerëz të tillë të jenë drejtues mjetesh të rënda”, tha Softa.

Një automjet i drejtuar nga 20-vjecari Klevis Ruçaj teksa lëvizte me shpejtësi të lartë çau barrierat e rreth-rrotullimit duke rënë në nënkalim. Për pasojë humbi jetën drejtuesi i mjetit dhe 2 vajza pasagjere në automjetin Audi A8 që drejtohej prej tij, Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe.