Aksidenti tragjik me 46 të vdekur në Bullgari, autobusi nuk ishte regjistruar në doganë kur kishte kaluar

Doganierët nuk e kanë regjistruar autobusin e djegur të “Besa Trans” kur ai ka kaluar kufirin, por kanë regjistruar vetëm pasagjerët që ndodheshin në të. Kjo është konstatuar nga kontrolli i brendshëm...
Aksidenti tragjik me 46 të vdekur në Bullgari, autobusi nuk ishte regjistruar në doganë kur kishte kaluar
Foto: Aksidenti tragjik me 46 të vdekur në Bullgari, autobusi nuk ishte regjistruar në doganë kur kishte kaluar

Doganierët nuk e kanë regjistruar autobusin e djegur të “Besa Trans” kur ai ka kaluar kufirin, por kanë regjistruar vetëm pasagjerët që ndodheshin në të. Kjo është konstatuar nga kontrolli i brendshëm i Drejtorisë së Doganore. Institucioni përkatës njofton se dy punonjësit që ishin në detyrë atë ditë do të pezullohen nga puna, ndërsa shefi i tyre do të gjobitet.

“Për automjetin me targa SK 0284 BA të transportuesit BESA Trans nga Shkupi, në periudhën prej datës 15.10.2020 deri më 11.11.2021 Drejtoria doganore ka regjistruar disa vendkalime nëpër vendkalimet kufitare: GCI Deve Bair, GCI Blace, GCI. Kafasa GCI Dellçevo, për lloje të ndryshme të transportit, përfshirë evidencën e numrit të Ekstraktit nga Licenca për kryerjen e transportit publik në komunikacionin rrugor ndërkombëtar – transport pa pagesë të udhëtarëve. Autenticiteti i këtyre dokumenteve të bashkangjitura do të kontrollohet shtesë nga transportuesi”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Doganore, raportojnë mediet në Maedoninë e Veriut.

Bilanci i viktimave të këtij aksidenti tragjik të ndodhur në Bullgari ishte 46, shumica me origjinë shqiptare.  Në mesin e tyre ishin edhe 12 fëmijë të moshës nën 18 vjeç. Të vdekurit nga tragjedia e 23 nëntorit kryesisht janë nga komuna të qytetit të Shkupit. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 3:00 të mëngjesit të së martës në autostradën Struma, rreth 60 kilometra larg Sofjes.