Aksidenti në Bullgari/ Kompania “Besa Trans” nuk ka pasur licensë për autobusin që u aksidentua

Autobusi që u përfshi në aksidentin tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona, nuk ka pasur licensë për transport ndërkombëtar. Kështu tha ministri i Transportit në Maqedoninë e Veriut, Blagoj Bocvarski, i cili u shpreh se do t’i heqë licencën kompanisë ‘BESA Trans’.

Bocvarski tha se kompania ka regjistruar vetëm katër autobusë të saj në Ministri dhe autobusi që u dogj në Bullgari nuk ishte në mesin e tyre. Kjo nuk tregon se mjeti nuk ishte nën vlerësim të rëndë mekanik, por është një shkelje, shtoi ministri.

‘Shkaqet e aksidentit janë ende duke u përcaktuar. Kompania kishte licencë të vlefshme për transport ndërkombëtar të udhëtarëve, por meqenëse kompania nuk e kishte regjistruar këtë automjet, Ministria ka nisur procedurën për t’u hequr patentën’, tha Bocvarski.