Aksidenti në aksin Lezhë-Shkodër, 7 të plagosur, 5 në gjendje të rëndë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i ndodhur në aksin rrugor që lidh Lezhën me Shkodrën.

Si pasojë e aksidentit, shtatë persona janë plagosur. Pesë prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën. Të gjithë të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Shkak për aksidentin mendohet të jetë bërë një parakalim i gabuar. Në përplasje janë përfshirë automjetet tip “Mistsubishi” dhe “Audi”.
Për pasojë, autostrada është bllokuar në të dyja anët dhe qarkullimi i mjeteve është devijuar për në aksin e vjetër Kallmet-Dajç.