Aksidenti me vdekje në Shkodër-Velipojë, procedohet në gjendje të lirë shoferja

Aksidenti me vdekje në Shkodër-Velipojë, procedohet në gjendje të lirë shoferja

Një aksident i rëndë ndodhi një ditë më parë në aksin Shkodër-Velipojë, ku u përplasën dy automjete e për pasojë humbi jetën një 4-vjeçar.

Lidhur me rastin policia bën me dije se është proceduar në gjendje të lirë shoferja e mjetit në të cilin ndodhej 4-vjeçari.

 
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për një aksident rrugor mes 2 automjetesh, në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”, si pasojë e të cilit humbi jetën një 4-vjeçar, ju informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, për drejtuesen e automjetit ku ishte 4-vjeçari, shtetasen K. B., 22 vjeçe”,- njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.