Aksidenti me tre viktima/ Eksperti: T’i hiqet patenta përgjithmonë atyre që shkelin rregullat disa herë

Sërish duke vënë në pikëpyetje, nëse është faji i sistemit apo i familjes, tragjedia me tre të vdekur. Fjala është për aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmë në TEG, ku makina fluturoi nga mbikalimi i Sa...
Aksidenti me tre viktima/ Eksperti: T’i hiqet patenta përgjithmonë atyre që shkelin rregullat disa herë
Foto: Aksidenti me tre viktima/ Eksperti: T’i hiqet patenta përgjithmonë atyre që shkelin rregullat disa herë

Sërish duke vënë në pikëpyetje, nëse është faji i sistemit apo i familjes, tragjedia me tre të vdekur. Fjala është për aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmë në TEG, ku makina fluturoi nga mbikalimi i Saukut. Dhimbja për jetët e humbura është e madhe. Tre familje janë në zi dhe me plagë në zemrat e tyre për ikjet e parakohshme të të dashurve të tyre në lule të rinisë.

Eksperti rrugor, Gëzim Hoxha thotë se duhen të merren masa më shtrënguese për ata persona që shkelin në mënyrë të përsëritur rregullat e qarkullimit rrugor. Sipas tij, rruga kishte sinjalistikën e duhur dhe barriera mbrojtëse është vendosur sipas shpejtësisë që lejohet në atë aks. Sipas ekspertit, personave që aplikojnë për të marrë patentën u duhet bërë testi i inteligjencës.

”Rruga ka standardet e saj. Barrierat vendosen në funksion të shpejtësisë që lejohen në atë rrugë. Duhet hequr patenta përgjithmonë për ca njerëz. E ka Kodi Rrugor që i përshkallëzon. Për disa nga këta duhet hequr. E kam theksuar, duhet bërë testi i inteligjencës. Kemi shumë njerëz. Ata që do futen për tu testuar duhet të testohen nëse janë mirë mendërisht ose jo. Ata që përfshihen në aksident, mbase duhet të testohen përsëri. I vëmë një gjobë dhe kaq mbaron. Nuk zbaton kalimin nga një rrugë dytësore në kryesore. Moszbatimi i tabelës stop është vdekjeprurëse”, tha ai në Report Tv.