Aksidenti tragjik në Librazhd, humb jetën vëllai i Kryetarit të PD- Librazhd

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Përrenjas Librazhd.

Sipas burimeve zyrtare, viktima është identifikuar si Ardian Vreto, 45 vjeç, ndërsa të plagosurit janë një çift nga Durrësi Adnan e Frida Sofa si dhe një grua tjetër. Mësohet se Vreto, ish-punonjës policie në Librazhd është vëllai i kreut të degës së PD në Librazhd./apel.media