Një tjetër aksident është shënuar në kryeqytet mbrëmjen e sotme. Këtë herë, raportohet se ka vetëm dëme materiale.
“Në rrugën ‘Llazar Shapatini’, shtetasi A.B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.