Aksident te “Uji i Ftohtë”/ Përplasen dy makina, plagoset nëna me dy fëmijët

Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në Ujin e Ftohtë ne Tepelenë, ku një automjet i ngarkuar me materiale ndërtimi ka dalë nga korsia e vet dhe ka shkaktuar përplasje me një “Fouristradë” me targa greke. Për pasojë është lënduar një grua dhe dy fëmijët e saj që ndodheshin në bordin e “Jeep”.

Nëna me dy fëmijët vinin nga Greqia dhe po shkonin drejt kryeqytetit, ndërkohë që u përballë me mjetin e ndërtimin që vinte në krah të kundërt.

Të lënduarit kanë dërguar menjëherë në drejtim të spitalit të Gjirokastrës për mjekim. Por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Ndërsa grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit që mund të kishte pasoja tragjike.