Pasditen e sotme është regjistruar një aksident në fshatin Prezë të Tiranës
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësor. Si pasojë, ky i fundit ka ndërruar jetë. Ende nuk dihet identiteti i viktimës, por dyshohet se mosha e tij është rreth 60 vjeç.
Bëhet e ditur se forcat e policisë janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit. /apel.media