Aksident në Tiranë/ Mjeti përplaset me automjetet e parkuara, dy të plagosur

foto ilustruese

Aksident në ‘rrugën e Kavajës’ me pasojë plagosjen e dy personave.

Mësohett se, një mjet i drejtuar nga L. B., 21 vjeç, është përplasur me disa automjete të parkuara.

Për pasojë është plagosur 21-vjeçari dhe pasagjerja që po udhëtonte bashkë me të, shtetasja me inicialet A. A., 19 vjeçe.

Personat janë dërguar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 07.04.2021, rreth orës 20:35, në rrugën e “Kavajës”, shtetasi L. B., 21 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është  përplasur me disa mjete të parkuara aty në afërsi. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet shtetasja A. A., 19 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.