Aksident në Tiranë, makina përplas motorrin

foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, ku një makinë ka përplasur një motorr.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Don Boskos”, ndërsa mësohet se nga përplasja është plagosur shoferi i motorit.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca, duke i dhënë ndihmën mjekësore të plagosurit.