Aksident në Shëngjin, makina përplas të miturin

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Shëngjin.

Raportohet se një makinë ka përplasur një fëmijë 7-vjeçar afgan.

Sipas informacioneve paraprake, i mituri është dërguar me urgjencë në spital dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.